Aktualitet

Plagosja e Martin Prengës në Mirditë, Gjykata e Lezhës lë në burg autorin

Gjatë seancës me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lezhës, gjyqtari Artan Hajredinaj caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për Florian Gjokën.

5 Korrik 2022, 11:11 Nga A.B
Plagosja e Martin Prengës në Mirditë, Gjykata e Lezhës
Gjykata e Lezhes

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka lënë në burg autorin e dyshuar për plagosjen e Martin Prengës. Florian Gjoka, akuzohet se ka qëlluar me 5 plumba ndaj Prengës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura në Gjykatën e Lezhës, gjyqtari Artan Hajredinaj caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat për veprat penale "Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Plagosja e Martin Prengës ka ndodhur më 1 korrik në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë. Gjoka tentoi të vrasë me armë zjarri Prelën, i cili mori plagë në këmbë. Sherri ndodhi pas një sherri të çastit mes tyre. Pas ngjarjes, Altin Gjoka ka ndihmuar vëllanë e tij, Florian Gjokën që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet.

martin prenga florian gjoka

Sondazh

Poll