Aktualitet

U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli liron edhe inxhinierin e ASHK në Sarandë

Ish specialisti në sektorin e hartografisë u arrestua më 24 mars për veprën penale për “shpërdorim detyre”.

5 Korrik 2022, 09:34 Nga A.B
U arrestua për shpërdorim detyre, Apeli liron edhe inxhinierin e ASHK
Policia Sarande

SARANDË- Erliton Ymeri, 37 vjeçari, ish-specialist në ASHK në Sarandë ka lënë qelinë e paraburgimit. Ai u vu në pranga më 24 mars, në kuadër të operacionit 'Heshtja 2'.

Ish specialisti në sektorin e hartografisë u arrestua më 24 mars për veprën penale për “shpërdorim detyre”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka zëvendësuar masën e sigurimit për të, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”.  Ymeri akuzohet së bashku me 4 kolegë të tjerë, nga të cilët aktualisht dy ndodhen në paraburgim, një në arrest shtëpie e një tjetër në kërkim, kishin legalizuar dhe më pas hipotekuar një lokal në zonën turistike të Sarandës edhe pse për të kishte një urdhër prishje nga IMT.

sarande erliton ymeri

Sondazh

Poll