Sport

“Nuk je i mirëpritur”! Legjenda e Liverpool e nis keq aventurën e parë si trajner, ultrasit ndërpresin konferencën

Albert Riera, ish-futbollisti i Liverpool dhe Galatasaray-t është prezantuar si trajner i Olimpijas së Ljubljanës.

5 Korrik 2022, 11:10 Nga DOSJA
“Nuk je i mirëpritur”! Legjenda e Liverpool e nis keq
Albert Riera

SLLOVENI- Albert Riera, ish-futbollisti i Liverpool dhe Galatasaray-t është prezantuar si trajner i Olimpijas së Ljubljanës. Mirëpo dicka ka shkuar keq. Në kryeqytetin slloven nuk është aspak një atmosferë e mirë mes tifozëve dhe klubit, aq sa solli ndërhyrjen e ultrasve.

Këto të fundit nuk e kanë pritur mirë largimin e ish-trajnerit Prosineçki dhe gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të Rierës, ata hynë në sallë  dhe ndërprenë drejtorin sportiv dhe trajnerin e ri, duke dhënë një sinjal shumë specifik.

"Ju nuk jeni të mirëpritur këtu". Një reagim i fortë që e detyroi spanjollin të ngrihej dhe të largohej, pas një dialogu të shkurtër: imazhe që duken të pabesueshme, por që janë reale dhe konkrete.

E.Ç (Dosja.al)

 

riera olimpija e ljubljanes

Sondazh

Poll