Sport

Champions League/ Tirana mbërrin në Luksemburg, nesër gati për sfidën ndaj Dudelange

Nesër, në orën 19:30 do të zhvillohet ndeshja e parë e turit të parë në Championsd League. Javën e ardhshme, në ‘Air Albania’ do të luhet ndeshja e kthimit

5 Korrik 2022, 07:26 Nga DOSJA
Champions League/ Tirana mbërrin në Luksemburg, nesër gati

LUKSEMBURG - Avioni i linjës ‘Air Albania’, i cili kishte në bordin e tij ekipin e Tiranës, 26 herë kampionët e Shqipërisë, pas një fluturimi prej dy orësh, ishte i pari që mbërriti në aeroportin e Luksemburgut.

Rreth orës 7 të mëngjesit, atje ende nuk ishin hapur sportelet për të kryer proceduarat e inbarkimit, për 22 lojtarët bardheblu, drejtuesve të klubit, si dhe disa gazetarëve sportivë, që përbënin delegacionin e Tiranës.

Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm tifozësh bardhebluve janë nisur nga Tirana me makina në drejtim të Luksemburgut, për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës në sfidën e tyre të parë të Champions League për këtë sezon të ri.

Sipas programit, sot sipas traditës, kampionët e Tiranës në orën 19:00 do të bëjnë një stërvitje të lehtë në ‘Stade Jos Nosbaum’, ku nesër, në orën 19:30, bardheblutë e kryeqytetit do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut për ndeshjen e parë të Champions League.

Në orën 19:30 trajneri i bardhebluve të Tiranës, Orges Shehi, do të jetë në një konferencë për mediat. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll