Sport

Rasti i katërt në Angli, futbollisti i Premier League arrestohet për dyshimin për dhunë seksuale!

Një tjetër stuhi ka përfshirë botën e Premier League. Një lojtar i një skuadre të madhe angleze është arrestuar me akuzën e sulmit seksual.

4 Korrik 2022, 22:31 Nga DOSJA
Rasti i katërt në Angli, futbollisti i Premier League arrestohet
Foto Ilustruese

ANGLI- Një tjetër stuhi ka përfshirë botën e Premier League. Një lojtar i një skuadre të madhe angleze është arrestuar me akuzën e sulmit seksual. Gjashtë agjentë të Scotland Yard u shfaqën në rezidencën e lojtarit, detajet personale të të cilit aktualisht nuk dihen.

Siç raporton tabloidi Sun, futbollisti është drejt të 30-ave dhe pritet të marrë pjesë në Botërorin e Katarit. Hetuesit e ndaluan për ta marrë në pyetje për ngjarjet e dyshuara të ndodhura në fund të qershorit. Policia konfirmoi arrestimin.

"Më 4 korrik u denoncua në polici akuza për përdhunim të një gruaje rreth të njëzetat. Është raportuar se përdhunimi i supozuar ka ndodhur në qershor të vitit 2022”, thanë autoritetet britanike në një deklaratë.Ky është rasti i katërt i akuzave për përdhunim kundër një lojtari të Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

premier league

Sondazh

Poll