Sport

Klauzolat e largimit të Haaland: 200 milionë në 2024 dhe 175 në vitin 2025!

Norvegjezi arriti të vendosë dy klauzola lirimi nga Manchester City. Është e njëjta formulë që ai ka përdorur për t'u larguar nga Dormundi për 70 milionë dhe Salzburgu në 2019 me 20. Ato janë të lidhura me arritjen paraprake të objektivave sportive.

5 Korrik 2022, 06:47 Nga DOSJA

Klauzolat e largimit të Haaland: 200 milionë në 2024 dhe 175

ANGLI - Pas atij të Kylian Mbappé me Real Madridin dhe PSG-në, ai i Erling Haaland (21 vjeç) ka qenë telenovela e dytë e madhe e futbollit në muajt e fundit. Dhe duket se e ardhmja e norvegjezit kërcënon të dominojë bisedat në zyrat e klubeve kryesore në Europë dhe mes tifozëve në një vit e gjysmë. 

Sepse kur Haaland u angazhua me Manchester Cityn më 10 maj, ai siguroi dy gjëra: të bëhej futbollisti i dytë më i paguar në Premierligë pas Cristianos, falë një rroge neto prej 25 milionë në vit (tani Salah mund ta ketë kaluar pas rinovimit me Liverpoolin) dhe të vazhdojë të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij. Diçka që nuk ishte e lehtë për t'u negociuar për Rafaela Pimienta, dora e djathtë dhe partnerja e përfaqësueses e të njohurit Mino Raiola, që vdiq më 30 prill.

Avokatja braziliane arriti të përfshijë dy klauzola lirimi në kontratë, që i lejojnë Haaland të vendosë nëse do të vazhdojë në ‘Etihad Stadium’ apo do të ndryshojë klubin, pasi të ketë paguar një shumë në fund të sezonit të tij të dytë si lojtar i Manchester Cityt dhe sezonit të tij të tretë. 

Marrëveshja është e vlefshme për pesë sezone, deri më 30 qershor 2027 dhe kjo klauzolë, e cila nuk është një klauzolë e zakonshme largimi, por ka një nuancë të veçantë: lidhet me arritjen e disa objektivave minimale sportivë. Pasi të jenë plotësuar këto, futbollisti ka mundësinë të zgjidhë kontratën, pasi të paguajë 200 milionë në fund të sezonit të dytë, duke filluar nga korriku 2024 dhe 175 milionë në fund të sezonit të tretë, në korrik 2025. 

200 dhe 175 milionë janë dy shuma të larta, pa dyshim, por në të njëjtën kohë të përballueshme për klubet që duan sulmuesin. Sipas një studimi të fundit të Observatorit të Futbollit CIES është futbollisti i tretë më i vlefshëm në botë me vlerë transferimi prej 152 milionësh, vetëm pas  Mbappé  (219 milionë) dhe Vinícius (185). Pa shkuar më tej, Real Madridi ofroi 200 milionë për Mbappe verën e kaluar kur ai kishte vetëm një vit të mbetur në kontratë.

Klauzolat e largimit të Haaland: 200 milionë në 2024 dhe 175

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll