Aktualitet

Ministrja e Arsimit: Miratohen 100 kuota shtesë për studentët që duan Mjekësinë e Përgjithshme

Kushi theksoi se për Mjekësinë e Përgjithshme Ministria e Arsimit sapo janë miratuar kuotat shtesë.

5 Korrik 2022, 09:07 Nga A.B
Ministrja e Arsimit: Miratohen 100 kuota shtesë për studentët
Evis Kushi

TIRANË- Lajm i mirë për studentët që duan të ndjekin Mjekësinë e Përgjithshme. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka bërë të ditur se janë miratuar 100 kuota shtesë për studentët. 

Gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021, Kushi theksoi se për Mjekësinë e Përgjithshme Ministria e Arsimit sapo janë miratuar kuotat shtesë.

'Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme,' - tha Kushi.

evis kushi mjekesi e pergjithshme

Sondazh

Poll