Aktualitet

Qëlloi me armë në Shkodër/ Djali i tij ishte përfshirë në sherr me të, autori kishte 'shënjestër' 13-vjeçarin

49-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagja “Qemal Stafa”, goditi me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar.

5 Korrik 2022, 08:51 Nga A.B
Qëlloi me armë në Shkodër/ Djali i tij ishte
Lokali

SHKODËR- Agron Mahmuti (Mehmeti) është 49 vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është personi i cili qëlloi me armë zjarri drejt një grupi fëmijësh. 

49-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagja “Qemal Stafa”, goditi me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar. I mituri ishte edhe shënjestra e autorit, i cili qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi. Motivi lidhet me një sherr në të cilin ishte përfshirë djali i autorit dhe 13-vjeçari. 

Plumbi ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal në afërsi. Menjëherë pas ngjarjes është larguar me biçikletë. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një gëzhojë, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”, në Shkodër.

shkoder qellohet drejt femijeve ne shkoder agron mahmuti

Sondazh

Poll