Aktualitet

Mbytet fëmija 1 vjeç në pishinë në Kosovë

5 Korrik 2022, 08:43 Nga F.M
Mbytet fëmija 1 vjeç në pishinë në Kosovë
Spitali i Kosovës

KOSOVË- Një fëmijë 1 vjeç është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit. Mediat e Kosovës shkruajnë se drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.

Lidhur me rastin janë informuar edhe policia dhe ata janë në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin.  Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

kosove mbytet femija ne kosove

Sondazh

Poll