Politike

Open Ballkan, Rutte: Nismë pozitive, Rama ka marrëdhënie të mira me të gjithë

Gjatë një konferencë për shtyp me Ramën, Rutte nuk i shpëtoi dot pa i thurur lavde kryeministrit Edi Rama, duke e uruar disa herë edhe për ditëlindjen. 

4 Korrik 2022, 19:20 Nga k.m.
Open Ballkan, Rutte: Nismë pozitive, Rama ka marrëdhënie të
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dalë hapur pro 'Open Balkan', sipas së cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE, duke ia faturuar të gjithën Edi Ramës. Gjatë një konferencë për shtyp me Ramën, Rutte nuk i shpëtoi dot pa i thurur lavde kryeministrit Edi Rama, duke e uruar disa herë edhe për ditëlindjen. 

"Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme. 'Ballkani i Hapur' dhe nisma të tilla kërkon lidership, dhe drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen,"- tha Rutte.

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pyetje: I keni dhënë mbështetje të plotë bisedimeve për anëtarësim dhe BE, por edhe Open Ballkan, si mendoni që do ndihmojë në rajon? Procesi i Ballkanit të Hapur është thënë gjithmonë se rajoni është i rrezikuar nga forca të ndryshme, si mendoni se do ndikojë?

Rutte: Ne morëm ca kohë që Shqipëria dhe RMV të anëtarësoheshin në Europë. është në fakt diçka e jashtëzakoshme. Siç e thashë, shpresojmë që kjo të ndodhë. Duke pasur parasysh sa larg kemi shkuar duam që të ulemi me njëri-tjetrin për nismën Ballkani i Hapur. E kemi diskutuar gjatë se çfarë po ndodh në rajon. Mendoj që nën udhëheqjen e tij kjo nismë ka ecur para dhe është pozitive. Kjo është mënyra për të diskutuar. Mendoj se ideja është për të ecur në një zonë të tillë të përbashkët. Ndihmon që tensionet mos të bëhen të papërballueshëm. Jo se e kam në krah por personi që kam në krah është ky zotëria që ka ditëlindjen, ka marrëdhënie të mira me të gjithë.

edi rama edi rama ne holande mark rutte

Sondazh

Poll