Politike

Presidenca në alarm për dialog, reagon Basha: Rama kërkon pazar, jam për zgjedhje të parakohshme

31 Korrik 2019, 11:11 Nga DOSJA
Presidenca në alarm për dialog, reagon Basha: Rama kërkon pazar,

Korçë: Kreu i PD-së nga Korça ka deklaruar se është për zgjedhje të parakohshme dhe jo për pazar me Edi Ramën. “30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Kështu ka deklaruar kreu i PD-së në një takim me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës.

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”- tha Basha, i cili  teksa theksoi sipas tij edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit.”- u shpreh Basha.

Ai shtoi më tej: “Edi Rama kërkon Pazar.Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”- theksoi lideri i opozitës.

Ende vijon kriza politike në vend. Meta bën thirrje emergjente për dialog. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kriza politike lulzim basha edi rama ilir meta kriza politike lulzim basha

Sondazh

Poll