Politike

“Të mos njihet mandati i Rakip Sulit”, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Xhelal Mziut

31 Korrik 2019, 07:53 Nga DOSJA
“Të mos njihet mandati i Rakip Sulit”, Gjykata e Tiranës

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Xhelal Mziut për zgjedhjet e 30 qershorit, duke lënë në fuqi mandatin e Rakip Sulit.

Mziu bëri padi në Gjykatë që të mos njihej mandati i Rakip Sulit, kryetari i zgjedhur për këtë bashki. Mziu ka theksuar se nuk do të lejojë të lëshojë bashkinë që drejton. Ai pretendon se nuk ka pasur zgjedhje dhe për këtë shkak mandati i tij si kryebashkiak duhet të vijojë.

Për vendimin  ai  shprehet i vendosur se nuk do të lirojë zyrën, por kryerja e funksioneve nga kryebashkiakët pas mbarimit të mandatit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Kujtojmë se Mziu është një nga disa kryebashkiakët e djathtë që i kanë dalë kundër Bashës. Ky i fundit kërkon largimin e Ramës nga qeveria dhe qeveri tranzitore, ndërsa kryebashkiakët kërkojnë zgjedhje më 13 tetor. Po kështu edhe LSI është kundër Bashës dhe kanë pranuar që më 13 tetor mund të ketë zgjedhje edhe me Ramën në qeveri.

Një ditë më parë u betuan kryebashkiakët e rinj, Erion Veliaj, Tërmet Peçi dhe Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. Pak ditë më parë Armando Subashi mori konfirmimin nga Këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara.  Të premten u betua dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mziu padi rakip suli xhelal mziu zgjedhjet lokale të 30 qershorit mziu padi rakip suli xhelal mziu zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll