Politike

‘S’kam asnjë qelizë greke’/ Mediat greke përgënjeshtrojnë Ramën, vënë në punë Wikipedian: Pse nuk e

31 Korrik 2019, 07:45 Nga DOSJA
‘S’kam asnjë qelizë greke’/ Mediat greke

TIRANË– Ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mohuar se gjyshja e tij vjen nga një familje greke.

Por mesa duket ky pohim nuk i ka pëlqyer mediave greke të cilat kanë bërë çdo gjë për ta përgjënjeshtruar deklaratën e tij.

Media greke Tribune.gr i ka hyrë thellë pemës gjenealogjike të familjes së kryeministrit duke dalë në përfundimin se babai i nënës së tij, ishte Himarriot Spyros Kolekas, ministri i regjimit Hoxha.

Madje për të vërtetuar origjinën greke, mediat i janë bazuar edhe Ëikipedias, e cila tregon se Koleka ka lindur në Janinë.

Por nuk janë mjaftuar me kaq…

Sipas akademikëve britanikë James Pettifer dhe Miranda Vickers, Koleka lindi në një familje etnike Greke dhe ishte një nga anëtarët e paktë të pakicës Greke që shërbente në sistemin politik të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ai ishte jopopullor në mesin e pakicës dhe u akuzua nga Grekë të ndryshëm etnikë për zbatimin e një axhende anti-Greke të regjimit, përfshirë edhe në shpërnguljet e detyruara të njerëzve me të njëjtën etni si ai vetë.  Ndërsa babai i Edi Ramës, Kristaq Rama, me origjinë nga Durrësi, ishte vlleh,”-shkruan Tribune.

Në fund të artikullit Tribune e mbyll me një pyetje: Pse nuk ta pranojë Edi Rama që është një katolik grek-vllah, një pasardhës i komunistëve, i cili promovon nacionalizmin shqiptar dhe u bindet urdhrave të Vëllazërisë Myslimane dhe Rexhep Tajip Erdogan? Mund të thuash dhe të rrëfesh, mashtrim i madh politik.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigjie deklaratës së ministrit të Jashtëm grek se kreu i qeverisë kishte prejardhje greke. Rama e mohoi këtë fakt duke u shprehur se nuk kishte asnjë qelizë greke.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mediat greke edi rama mediat greke

Sondazh

Poll