Politike

Deklarata e Ramës për grekët, mediet fqinje i referohen Dosja.al (VIDEO)

31 Korrik 2019, 07:48 Nga DOSJA
Deklarata e Ramës për grekët, mediet fqinje i referohen Dosja.al

Greqi-Deklarata e kryeministrit Edi Rama për origjinën e tij, ku u shpreh se nuk ka asnjë qelizë greke, ka bërë jehonë në mediet helenase.

Ajo që vihet re është se mediet greke kanë përzgjedhur Dosja.al për referimin e deklaratës së kryeministrit.

“Newsbeast.gr”, “Spuntik.gr” dhe disa media të tjera kanë cituar Dosja.al dhe njëkohësisht kanë marrë edhe videon e këtij portali.

Çfarë tha një ditë më parë Rama? 

Nuk dua që të bëjmë polemika. Thashethemet me komshiun janë kollaj. Nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek po nuk kam asnjë qelizë greke. Unë kam në dejet e mia një miks. Dhe nuk do isha aspak I mërzitur nëse do kisha një pjesë gjaku grek por nuk kam asnjë qelizë dhe nuk e kam pasur prurje. Ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera. Ashtu sikundër kam rrjedhja nga Shdokra, Mirëditë, Berat, Vuno. Nga ana tjetër dua ta them qartë se për mua ortodoksët shqiptarë nuk janë ortodoksë grekë që të jemi të qartë edhe për këtë. Duke qënë se në pikëpamjen fetare kam edhe rrjedhë katolike e ortodokse dhe për vulletin e gjyshes jam vetë katolik dua ta nënvizoj shumë qartë. Ne e kemi të ndarë këtë pjesë, ata e kanë bashkë. Ndërkohë që vëllëzrit tanë të minoritetit janë grekë dhe ortodokse. Sa përket marrëdhënieve dëshira dhe qëllimi janë më të mirat e mundshme. Duam miqësi, mirëkuptim dhe respekt sepse marrëdhëniet nuk varen nga origjina e kujt është në pushtet. Kjo nuk ka rëndësi,”-tha ai.

Foto të medieve greke

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deklarata e ramës për grekët edi rama mediet fqinje i referohen dosja.al deklarata e ramës për grekët edi rama mediet fqinje i referohen dosja.al

Sondazh

Poll