Politike

Konstituohen 3 bashki të majta, e Pustecit, Kuçovës dhe Krujës, betohen kryebashkiakët e rinj

31 Korrik 2019, 10:36 Nga DOSJA
Konstituohen 3 bashki të majta, e Pustecit, Kuçovës dhe

Tiranë- Ditën e sotme janë konstituuar Këshillat Bashkiakë të Pustecit, Krujës dhe i Kuçovës. Njëkohësisht  janë betuar kryebashkiakët e rinj, ai i Pustecit, Pali Kolevski dhe ai i Kuçovës, Kreshnik Hajdari dhe ai i Krujës Artur Bushi.

 

 

Kujtojmë që gjatë zgjedhjeve të 30 Qershorit, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë 1,505 vota kundrejt Edmond Themelko me 859. Kurse Kreshnik Hajdari garoi i vetëm në zgjedhje.

Një ditë më parë u betuan kryebashkiakët e rinj, Erion Veliaj, Tërmet Peçi dhe Redjan Krali dhe Haxhi Memolla. Pak ditë më parë Armando Subashi mori konfirmimin nga Këshilli Bashkiak dhe për mandatin e dytë. Erion Isai me Spiropalin në krah ka nisur punën në Bashkinë e Kolonjës. Gjon Gjonaj në Pukë është futur në zyrë dhe ka thënë se do të mësojë nga gabimet e katër viteve të shkuara. Të premten u betua dhe kreu i ri i Bashkisë Devoll, që ishte prova e parë e PD, për moslejimin e kryetarit të ri të shkonte në zyrë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artur bushi kreshnik hajdari pali kolevski zgjedhjet lokale të 30 qershorit artur bushi kreshnik hajdari pali kolevski zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Sondazh

Poll