Politike

Meta dekreton ligjin që hap rrugë ngritjes së Kushtetueses dhe ILD-së, Blushi thirrje palëve:Hiqni dorë nga kokëfortësia

31 Korrik 2019, 10:53 Nga DOSJA
Meta dekreton ligjin që hap rrugë ngritjes së Kushtetueses dhe

Tiranë- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar ligjin qe i hap rrugë plotësimit te vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Meta ka dekretuar shpalljen e ligjit për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësi”.

“Presidenti i Republikës, që prej muajit janar-shkurt 2017, ka insistuar në vijimësi për realizimin e ndryshimeve të domosdoshme ligjore të nenit 221 të këtij ligji shumë të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi dhe ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja që do të bënin të mundur plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”, u njoftua nga Tedi Blushi. Po kështu presidenti ka deklaruar se ligjin “Mbrojtjen Civile”.

Në një deklaratë për medie, zëdhënësi i Metës iu ka bërë thirrje edhe palëve politike që të mos ecin me kokëfortësi pasi sipas tij nuk ka më kohë.

“Drejtuar krerëve të mazhorancës dhe opozitës. Të mos kalojmë në kundër-kohë. U ndodh shpesh fëmijëve kur janë para një provimi, kur nuk e zënë librin me dorë. Por vjen një moment kur koha kalon në kundër-kohë dhe pastaj vjen kohë dhe situata del ndryshe. Prindërve iu thonë se fajin e kishte zysha. Për më tepër të një vendi ka shpërdoruar shumë kohën. Se ku është sot Kroacia kjo dihet prej vitesh. Po kështu edhe çelja e negociatave për Maqedoninë e Veriut por kjo nuk mund të jetë zgjedhje për fytyrën e vendin tonë. Duhet të heqim dorë nga kokëfortësia. Duhet të ecim  në rrugën europiane. Duhet lidership. 18 tetori duhet të jetë një rrugë e suksesshme për shqiptarët. Shqipëria ka nevojë per zgjidhje, shtatori do të jetë vonë.  Vonohen negociatat për të shpëtuar kokat e politikaneve. Ky është mesazhi i presidentit dhe i drejtohej të gjithë kryetarëve. Dua të bej publik një vendim tepër të rëndësishëm të Metës, ka miratuar shpalljen e ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.  Është dekretuar edhe Ligji për mbrojtjen Civile. Kjo nuk do të jetë konferenca e fundit dhe do të kemi komunikime të tjera në ditët në vijim”, u shpreh Tedi Blushi.

Ende vijon kriza politike në vend. Meta bën thirrje emergjente për dialog. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ild ilir meta kriza politike meta dekreton ligjin për reformën në drejtësi gjykata kushtetuese ild ilir meta kriza politike meta dekreton ligjin për reformën në drejtësi

Sondazh

Poll