Politike

Rama uron kryeministrin e Greqisë: Procesi i bashkëpunimit të ngushtë do të mbyllet me sukses

31 Korrik 2019, 09:23 Nga DOSJA
Rama uron kryeministrin e Greqisë: Procesi i bashkëpunimit të

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka uruar për detyrën e re  homologun e sapozgjedhur të Greqisë Kiriako Micotaqis.

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan se kryeministri shqiptar Rama, në urim ka theksuar edhe një herë impenjimin e tij personal dhe të qeverisë shqiptare për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Po kështu Rama ka falënderuar palën greke për mbështetjen që ajo i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian.

Rama ka shprehur gjithashtu besimin e tij se procesi i bashkëpunimit më të ngushtë që ka nisur me qeverinë e mëparshme do të përmbyllet me sukses, përderisa ekzistojnë të gjitha kushte për një zhvillim të marrëdhënieve strategjike midis Shqipërisë e Greqisë.

Burimi: Kathimerini

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kiriako micotaqis. rama uron kryeministrin grek edi rama kiriako micotaqis. rama uron kryeministrin grek

Sondazh

Poll