Politike

“Tërmet apokaliptik”, Tedi Blushi i përvishet Olta Xhaçkës: Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte

31 Korrik 2019, 09:59 Nga DOSJA
“Tërmet apokaliptik”, Tedi Blushi i përvishet Olta

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e  Mbrojtjes, Olta Xhaçka i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta lidhur me shqetësimin e tij për tërmetin që pritet të bjerë në rajonin e Ballkanit. Në letrën e saj dërguar presidentit Meta, Xhaçka shkruan se parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës dhe i pamundur.

Menjëherë ka reaguar edhe Tedi Blushi i cili ka deklaruar se papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”, shprehet ai.

Disa ditë më parë presidenti Ilir Meta dha alarmin për tërmet. Sizmiologu grek Akis Tselentis paralajmëroi tërmet apokaliptik në Balkan. Meta i dërgoi letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kreu i shtetit pyet lidhur me kapacitetet e vendit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta olta xhacka termet apokaliptik ilir meta olta xhacka termet apokaliptik

Sondazh

Poll