Politike

‘Rama, Dako e Gjiknuri në luks’/ Basha nga Prrenjasi: Shqiptarët të papunë dhe në varfëri të thellë

31 Korrik 2019, 07:40 Nga DOSJA
‘Rama, Dako e Gjiknuri në luks’/ Basha nga Prrenjasi:

PRRENJAS- Kreu i opozitës Lulzim Basha, në takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Prrenjas deklaroi se në fund të kësaj beteje, nuk do të ketë vetëm rotacion politik, por fundi i tranzicionit.

Duke drejtuar gishtin tek Edi Rama si fajtori kryesor për krizën ekonomike e sociale të vendit, Basha tha se PD ka gati planin dhe programin për të kthyer besimin e shqiptarëve tek qeverisja.

“Babëzia me të cilën Rama grabit buxhetin e shtetit, pasurinë e vendit, mineralet, naftën, bregdetin, pyjet, ujrat, guroret, gjithçka është arsyeja pse shqiptarët janë të papunë, pse varfëria thellohet, ndërsa Rama, Dako, Gjiknuri dhe Balla kridhen në lluks dhe përvetësojnë miliona euro. Asnjë plan tjetër nuk ka Edi Rama dhe banda e tij përveç grabitjes së pasurive publike si te Teatri Kombëtar ku do të përfitojë 200 milionë euro me 6 kullat e drogës.”

Shefi i opozitës nënvizoi se farsa e 30 qershorit është nul dhe deklaroi se PD dhe opozita do jenë në krah të qytetarëve për të mbrotjur pushtetin lokal nga uzurpimi antikushtetues i tij.

“Ne do të qendrojmë së bashku, me të gjitha format dhe mënyrat, në krah të qytetarëve, për të kundërshtuar me të gjitha format dhe mënyrat uzurpimin e dhunshëm të pushtetit vendor. Ne nuk pranojmë kurrë këtë uzurpim antikushtetues dhe antiligjor. Aty ku pushteti i paligjshëm, i lindur nga vota e blerë me paratë e drogës dhe të krimit, përpiqet të uzurpojë pushtetin e ligjshëm, pushtetin legjitim të qytetarëve, aty, çdo lloj forme rezistence është legjitime, është e përligjur, dhe ne jo vetëm nuk do ta frenojmë, por do ta inkurajojmë”, – deklaroi kreu i opozitës.

Kryetari i PD rikonfirmoi objektivin e opozitës së bashkuar që zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të zhvillohen në një ditë me zgjedhjet kushtetuese për pushtetin vendor.

Me zgjedhje të lira, theksoi Basha, shumica “Rama ik” do ti japë jetë një programi ekonomik për të rimëkëmbur ekonominë e Shqipërisë dhe për të mbajtur përmes punësimit në vendin e tyre të rinjtë që braktisin vendin nga keqqeverisja e bandës së Rilindjes.

Këto takime të Bashës bëhen pas zgjedhje të 30 qershorit, si një mënyrë për t’u mobiluazuar dhe për të prezantuar platformën qeveriëseve para qytetarëve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne prrenjas prrenjas lulzim basha lulzim basha ne prrenjas prrenjas

Sondazh

Poll