Politike

“Dilni në protestë”/ Vokshi: Korrupsioni i qeverisë s'mund të mbulohet me ndëshkimin që i bën gazetarëve

Albana Vokshi deklaroi se korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve.

4 Korrik 2022, 14:03 Nga A.B
“Dilni në protestë”/ Vokshi: Korrupsioni i qeverisë
Albana Vokshi

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi iu është drejtuar ditën e sotme qytetarëve shqiptarë me një thirrje. Ajo kërkon që secili prej tyre të jetë i pranishëm në protestën e sotme e cila do të organizohet nga gazetarët. Vokshi deklaroi se korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve.

“Sot pasdite në orën 19:00 komuniteti i gazetarëve ka thirrur një protestë para km në mbrojtje jo vetëm të kolegut, por edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të gazetarit. PD shpreh mbështetje të plotë për këtë protestë , por iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi. Protesta bëhet jo vetëm për censurimin e gazetarit Klevi Muka, por jo vetëm këtë rast. Ambrozia Meta është një tjetër gazetare e dënuar me riedukim nga kryeministri që nuk e duron dot fjalën e lirë. Janë me dhjetëra raste gazetarët e sulmuar nga Rama. Korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet dot me ndëshkimin që i bën gazetarëve. Është fakt se Olta Xhaçka ka skelur kushtetutën. SPAK nuk duhet të mbyllë sytë dhe veshët, por ta hetojë këtë aferë. Olta Xhaçka përdori kunatën e vet për të përfituar para publike me ndihmën e Edi Ramës. Të gjitha këto fakte janë zbuluar, po zbulohen dhe ne inkurajojmë që të zbulohen. Aktet e Edi Ramës kundër gazetarëve kanë për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin e qeverisë. Kur një gazetar, liria e fjalës janë në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Qytetarë dilni në protestë sot, çdo ditë, në datën 7 korrik, Shqipëria është në rrezik”, deklaroi Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll