Politike

VIDEO/ Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi

Konkretisht, Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi kanë shkuar në mbështetje të Salianjit.

4 Korrik 2022, 13:52 Nga F.M
VIDEO/ Salianji mbërrin në Gjykatë, e shoqëron Flamur Noka,
Ervin Salianji, Luan Baçi e Luaçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Apelit ku pritet të përballet me trupin gjykues për dosjen Babale. Pas tij futen në Gjykatë edhe deputetë të tjerë të PD-së. Konkretisht, Flamur Noka, Luçiano Boçi e Luan Baçi kanë shkuar në mbështetje të Salianjit.

Seanca e parë gjyqësore në gjykatën e Apelit, për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen 'Babale', është shtyrë për datën 18 korrik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elona Toro e cila dyshohet se është infetuar me Covid-19. Në mbështetje të Salianjit, në sallë ishin deputetët: Sajmir Korreshi, Luan Baçi, Elda Hoti, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Selaudin Jakupllari, Kasem Mahmutaj, Bledion Nallbati. Vetë Salianji në një dekaratë për mediat tha se ka shpresa për tu shpallur i pafajshëm. 

ervin salianji flamur noka luan baci luciano boci dosja babale

Sondazh

Poll