Sport

Sanchez dhe Vidal barrë për financat e Interit, klubi legjendar liron merkaton e zikaltërve?

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, pas dy sezoneve të kaluara te Inter dhe pas betejave të panumërta krah për krah me Kilin, ende mund të luajnë së bashku

3 Korrik 2022, 22:08 Nga DOSJA
Sanchez dhe Vidal barrë për financat e Interit, klubi legjendar liron
Sanchez dhe Vidal

ITALI- Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal, pas dy sezoneve të kaluara te Inter dhe pas betejave të panumërta krah për krah me Kilin, ende mund të luajnë së bashku. Të dy jashtë planeve të klubit zikaltër dhe këtë javë do të vendoset destinacioni i tyre i ri. Sipas versionit kilian të Goal, mund të jetë Flamengo. Klubi brazilian e ka ndjekur mesfushorin prej disa kohësh, por në orët e fundit do të kishte interes edhe për sulmuesin.

Pavarësisht ofertës nga Boca Juniors, e cila ofron një kontratë 18-mujore me opsion rinovimi, Arturo Vidal duket se ka zgjedhur Flamengon. kontratës. Por nuk ndalet me kaq. Flamengo ka nisur të kërkojë informacione për Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian tashmë është në bisedime me klubin brazilian.

Arsyeja është fakti se sulmuesi kryesor Bruno Henrique është dëmtuar. Fernando Felicevich, agjent i Sanchez dhe Vidal, shpreson të arrijë ta përfundojë këtë operacion të dyfishtë sa më shpejt të jetë e mundur.

E.Ç (Dosja.al)

vidal sanchez

Sondazh

Poll