Sport

Milan e do Leaon deri në vitin 2027, por ka një problem; portugezi 'ngre stekën' për pagën

Kontrata e Leaos skadon në vitin 2024 dhe Milan kërkon të rinovojë edhe për tri vite të tjera, por duhet të marrë në konsideratë dëshirën e lojtarit, ndryshe sulmuesi portugez do të kërkojë largimin ku shumë klube janë interesuar për shërbimet e tij.

3 Korrik 2022, 18:17 Nga DOSJA
Milan e do Leaon deri në vitin 2027, por ka një problem; portugezi
Rafael Leao

ITALI- Sipas Corriere dello sport, Sporting Lisbon do të duhet të dëmshpërblehet për 19 milionë euro pas përfundimit të kontratës së Leaos në vitin 2018 dhe shuma do të ndahet mes lojtarit dhe Lille, i cili e firmosi atë menjëherë pas largimit nga klubit kuqezi.

Ndaj lojtari ka ngritur kërkesën për rinovim Milanit, duke synuar ta ndihmojë financiarisht. Megjithatë, mbetet për t'u mbyllur hendeku mes kërkesës së lojtarit, i cili kërkon një pagë prej rreth 7 milionë eurosh, ndërkohë që klubi kuqezi afron deri në 5 plus bonuset.

Kontrata e Leaos skadon në vitin 2024 dhe Milan kërkon të rinovojë edhe për tri vite të tjera, por duhet të marrë në konsideratë dëshirën e lojtarit, ndryshe sulmuesi portugez do të kërkojë largimin ku shumë klube janë interesuar për shërbimet e tij.

E.Ç (Dosja.al)

milan leao

Sondazh

Poll