Sport

Conf.League/ Vetëm disa ditë nga nisja në Gjeorgji, Partizani merr lajmin e mirë

Partizani vazhdon përgatitjet për dy duelet ndaj Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League.

3 Korrik 2022, 17:37 Nga DOSJA

Conf.League/ Vetëm disa ditë nga nisja në Gjeorgji, Partizani

GJEORGJI- Partizani vazhdon përgatitjet për dy duelet ndaj Saburtalo Tbilisi në raundin e parë të Conference League. Skuadra e Dritan Mehmetit do të luajë takimin e parë në Gjeorgji (7 korrik), ndërsa sfida e kthimit do zhvillohet në “Air Albania” një javë më vonë.

Një lajm pozitiv për skuadrën kryeqytetase pasi mësohet se Saburtalo nuk do e zhvillojë ndeshjen në Tbilisi, por në Gori, një qytet rreth 68 kilometra lart “shtëpisë” së kundërshtarëve të Partizanit.

Distanca e bën të vështirë praninë e shumtë të tifozëve vendës në stadiumin “Tengiz Burjanadze”, çka është një lajm i mirë për Partizanin, pasi të paktën nuk do të ketë mbi supe presionin e madh të tifozëve kundërshtarë.

E.Ç (Dosja.al)

partizani saburtalo

Sondazh

Poll