Sport

Angli/ Ferrari rikthehet te suksesi, Sainz fiton për herë të parë, Leclerc tërbohet me 'makinën e sigurisë'

Carlos Sainz ka fituar për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1, më saktësisht Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, një moment historik ky për pilotin e Ferrarit.

3 Korrik 2022, 18:45 Nga DOSJA

Angli/ Ferrari rikthehet te suksesi, Sainz fiton për herë të

ANGLI-Carlos Sainz ka fituar për herë të parë në karrierë një garë të Formula 1, më saktësisht Çmimin e Madh të Britanisë, në pistën e Silverstone, një moment historik ky për pilotin e Ferrarit.

Një garë që nisi me përplasjen e Guanyu Zhou dhe Alexander Albon, Carlos Sainz me meritë arriti suksesin e tij të parë në Kampionatin Botëror përpara Sergio Perez dhe Leëis Hamilton. Makina e sigurisë ishte vendimtare, duke penalizuar Charles Leclerc në xhiron e 39-të, i vetmi që nuk mund të kthehej në bokse për të montuar gomat e buta për xhirot e fundit duke përfunduar i katërti.

Ndërsa Verstappen ishte i pafat në Çmimin e Madh të Britanisë, pasi belgu pati problem me gomat dhe si rrjedhojë humbi shumë kohë dhe e mbylli këtë garë në vend të shtatë.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 sainz

Sondazh

Poll