Sport

VIDEO/ Volkanovski masakron në fytyrë havajanin Holloway: kampion në UFC

Luftëtari australian i kickbox vazhdon të jetë i pamposhtur në peshën pupël duke ruajtur titullin e kampionit

3 Korrik 2022, 17:59 Nga DOSJA

VIDEO/ Volkanovski masakron në fytyrë havajanin Holloway: kampion

AUSTRALI - Havajani Max Holloway pësoi një çarje të thellë në vetull gjatë ndeshjes së tij në  kickbox për UFC 276 kundër Alexander Volkanovski, të cilën e humbi me rezultatin 3-0. Luftëtari australian mori një vendim unanim 50-45 nga tre gjyqtarët, pasi nuk humbi asnjë raund ndaj një kundërshtari, që përfundoi duke u dëmtuar rëndë në fytyrë.

VIDEO/ Volkanovski masakron në fytyrë havajanin Holloway: kampion

Në raundin e dytë të ndeshjes, Volkanovski e goditi Hollowayn me të djathtën, goditje që i dëmtoi plotësisht vetullën. Sikur të mos mjaftonte kjo, atij iu desh të luftonte edhe 20 minuta të tjera me plagën e thellë, që me siguri do të mbesë një shenjë  e dukshme. Pas kësaj ndeshjeje kickboxeri të fituar, luftëtari australian Alexandër Volkanovski ruajti titullin e kampionit në UFC, në kategorinë e peshës pupël.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll