Sport

Lautaro Martinez shuan çdo thashethem merkatoje, sulmuesi vendos të ardhmen e tij

Lautaro Martinez nuk humbet asnjë rast për t'u blinduar edhe një herë te Inter

3 Korrik 2022, 18:54 Nga DOSJA
Lautaro Martinez shuan çdo thashethem merkatoje, sulmuesi vendos të
Lautaro Martinez

ITALI-Lautaro Martinez nuk humbet asnjë rast për t'u blinduar edhe një herë te Inter. Sulmuesi argjentinas, ashtu si lojtarët e përfshirë me kombëtaret përkatëse në qershor, do të shijojë edhe disa ditë pushimi dhe për këtë arsye nuk do të paraqitet në takimin e 6 korrikut në Appiano Gentile, por tashmë është shumë gati të përjetojë një sezon të ri me ngjyrat zikaltër.

Dëshmia e shumëfishtë vjen nga Instagram, ku Toro ishte ndër të parët që komentoi “PO”-në e postuar nga klubi në profilin zyrtar: “Kujtojmë që nga fillimi i sezonit mungon pak më shumë se një muaj”, mesazhi i Interit si mbishkrim i një fotoje që portretizon Lautaron në një ekspresion intensiv, por edhe… dyshues.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez inter

Sondazh

Poll