Sport

Gjesti heroik i pilotit të Mercedes, lë garën për të ndihmuar kundërshtarin pas përplasjes së frikshme

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Formula 1. Në startin e Çmimit të Madh të Britanisë dy pilotët, Rusell dhe Guany Joe u përfshinë në një përplasje kaotike.

3 Korrik 2022, 19:06 Nga DOSJA
Gjesti heroik i pilotit të Mercedes, lë garën për të
George Rusell

ANGLI-Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Formula 1. Në startin e Çmimit të Madh të Britanisë dy pilotët, Rusell dhe Guany Joe u përfshinë në një përplasje kaotike.Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndalur disa metra më larg e përmbysur.

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen. Piloti i Mercedes, George Rusell u shqetësua menjëherë për Zhou dhe pamjet treguan se doli nga makina dhe iu drejtua menjëherë pilotit tjetër i cili ndodhej i bllokuar pas aksidentit. hoqi automjetin e tij dhe i drejtohej shokut të tij, i cili ishte bllokuar.

Për fatin e mirë, raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe u transportua drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 rusell

Sondazh

Poll