Sport

F1/ Fillim horror në Silverstone, manovra e gabuar për pak i kushton jetën pilotit të Alfa Romeo-s

Nisje me emocione dhe shumë frikë në GP e Britanisë së Madhe në Silverstone

3 Korrik 2022, 17:16 Nga DOSJA
F1/ Fillim horror në Silverstone, manovra e gabuar për pak i kushton
Guanyu Zhou

ANGLI- Nisje me emocione dhe shumë frikë në GP e Britanisë së Madhe në Silverstone. Në kthesën e parë, Alfa Romeo e pilotit kinez Guanyu Zhou është përmbysur pas një përplasjeje me pilotin e Mercedes George Russell. Në aksident janë përfshirë edhe Alpine e Ocon dhe ëilliams e Albon.

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thanë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle. Gara u ndërpre menjëherë me flamurin e kuq dhe të gjitha makinat u kthyen në bokse.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1

Sondazh

Poll