Sport

Roma, gjesti i Zaniolos në rrjetet sociale tërbon shokun e skuadrës, tifozët e konsiderojnë 'tradhti'...

Edhe përshëndetjet në rrjetet sociale tani rrezikojnë të kthehen në çështje. Ditën e djeshme Nicolo Zaniolo mbushi 23 vjeç dhe u festua natyrshëm në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram

3 Korrik 2022, 17:57 Nga DOSJA
Roma, gjesti i Zaniolos në rrjetet sociale tërbon shokun e
Nicolo Zaniolo

ITALI- Edhe përshëndetjet në rrjetet sociale tani rrezikojnë të kthehen në çështje. Ditën e djeshme Nicolo Zaniolo mbushi 23 vjeç dhe u festua natyrshëm në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram. Roma i bëri një postim me urime, të cilit Zaniolo iu përgjigj me "faleminderit shumë" dhe një zemër të kuqe.

Gjithashtu urimi erdhi edhe nga Moise Kean, sulmuesi i Juventusit dhe shoku i tij i skuadrës Tammy Abraham. Zaniolo shpërndau në historitë e tij në rrjetet sociale urimet e Moise Kean (Përshëndetje vëlla, me një foto të tyre), por jo ato të Abraham. Një fakt që fillimisht nuk tërhoqi vëmendjen, por që më pas ngacmoi tifozët në rrjetet sociale kur Abraham fshiu postimin me urimet e tij për futbollistin italian.

Përveç kësaj, mes fansave ka edhe nga ata që theksuan se Zaniolo nuk ndau urimet e lojtarëve dhe klubit të Romës, por vetëm të Kombëtares. Me pak fjalë, merkato kalon edhe përmes rrjeteve sociale.

E.Ç (Dosja.al)

zaniolo

Sondazh

Poll