Aktualitet

Makina përplaset me kamionin në aksin rrugor Dimal-Berat, plagoset 27-vjeçarja

Drejtuesja e mjetit, e identifikuar si Justina Gjata, 27 vjeçe, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat, ku është futur në sallën e kirurgjisë pasi po merr mjekime në kokë dhe shpatull.

2 Korrik 2022, 14:56 Nga k.m.
Makina përplaset me kamionin në aksin rrugor Dimal-Berat, plagoset
Foto ilustruese

BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, rreth 12:00 në rrugën nacionale Berat-Dimal, pranë rrethrrotullimit. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një automjet tip "Volswagen" është përplasur me një kamion.

Drejtuesja e mjetit, e identifikuar si Justina Gjata, 27 vjeçe, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat, ku është futur në sallën e kirurgjisë pasi po merr mjekime në kokë dhe shpatull. Deri më tani është bërë me dije se Gjata është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2022, 13:57 k.m

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

  Foto ilustruese   TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektiv&e...