Aktualitet

Po digjte barërat, flakët përhapen dhe djegin tokën bujqësore, nën hetim 39-vjeçari nga Fieri

39-vjeçari i indetifikuar mke inicialet L.C ka ndezuar një zjarr për djegien e barërave në tokën e tij kur situata i ka dalë nga kontrolli dhe flakët janë përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke bujqësore.

2 Korrik 2022, 12:00 Nga e.k
Po digjte barërat, flakët përhapen dhe djegin tokën
Foto Ilustruese

FIER- Një 39-vjeçar nga Grabiani i Fierit është vënë nën hetim nga policia pasi ka shkaktuar djegien e një tokë bujqësore. 39-vjeçari i indentifikuar me inicialet L.C., ka ndezuar një zjarr për djegien e barërave në tokën e tij kur situata i ka dalë nga kontrolli dhe flakët janë përhapur duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke bujqësore.

Njoftimi i policisë:

"Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Grabian, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore", njofton Policia.

fier policia e fierit

Sondazh

Poll