Aktualitet

VD- Shpërthimi me tritol në ishull Shëngjin, MOMENTI kur 2 autorët me motor i vënë tritolin servisit

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes. Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, u hodh sasia e vogël me tritol, por që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.

2 Korrik 2022, 12:17 Nga k.m.
VD- Shpërthimi me tritol në ishull Shëngjin, MOMENTI kur 2
Foto ilustruese

LEZHË- Zbulohen detaje të reja nga shpërthimi i tritolit në Lezhë, e cila u vendos gjatë natës në servisin e Tol Mëhillit në fshatin Ishull Shëngjin. Në videon e publikuar nga Report Tv, duket kur afrohet motori me 2 persona me skafandër në kokë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, që hedhin lëndën plasëse dhe largohen menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, që ndodhi rreth orës 00:39 të së premtes. Pranë servisit të makinave të servisit në pronësi të Tol Mëhilli, u hodh sasia e vogël me tritol, por që fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Djali i pronarit të servisit Klaudio Mëhilli foli për ngjarjen duke treguar se ishin në gjumë në momentin kur ndodhi shpërthimi, por theksoi se nuk kishin konflikte.

Por megjithatë grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

tol mëhilli lezhe

Sondazh

Poll