Aktualitet

Rikthehet "Babalja"/ Salianji rrezikon burgun, Apeli vendos më 4 korrik

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ.

2 Korrik 2022, 13:59 Nga k.m.
Rikthehet "Babalja"/ Salianji rrezikon burgun, Apeli vendos më 4
Albert Veliu

TIRANË- Më 4 korrik, Gjykata e Apelit nis shqyrtimin për dosjen “Babalja”. Pasi Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji pasi sipas gjykatës ai ka vepruar direkt dhe indirekt në përgjimin që kjo gjykatë nuk e cilësoi të vërtetë.

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një vendim alternativ. Por nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti.

Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove. Megjithatë seanca ka gjasa që të mos zhvillohet për shkak të bojkotit që avokatët kanë vendosur që të bëjnë në seancat gjyqësore.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

gjykata e tiranës ervin salianji albert veliu dosja babale

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2022, 13:57 k.m

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

  Foto ilustruese   TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektiv&e...