Aktualitet

Aksident më i rëndë në Fushë Krujë, makina përplas për vdekje 61-vjeçaren

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ku viktimë ka mbetur Lume Rryta.

2 Korrik 2022, 12:51 Nga k.m.
Aksident më i rëndë në Fushë Krujë, makina
Foto ilustruese

KRUJË- Një 61-vjeçare ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur një makinë! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ku viktimë ka mbetur Lume Rryta. Shoferi i makinës ka qenë 55-vjeçari Mehmet Xhixha, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë- Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

lume rryta mehmet xhixha

Sondazh

Poll