Aktualitet

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

Po ashtu, ka pasur edhe të arrestuar për dhunë në familje. 

2 Korrik 2022, 13:57 Nga k.m

 

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë
Foto ilustruese

 

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektivëve. Në pranga ka përfunduar një 49-vjeçar me iniciale U.A., banues në Elbasan, i akuzuar për “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Po ashtu, ka pasur edhe të arrestuar për dhunë në familje. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë". Ky shtetas ka kundërshtuar kontrollin fizik nga shërbimet e Policisë, gjatë të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 21-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në burg", duke dalë jashtë banesës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin U. A., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ''Veprime të dhunshme në aktivitet sportive''. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 50 vjeç, banues në Sauk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 39 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll