Aktualitet

Fier, u shiti disa personave të njëjtin automjet, arrestohet Amarildo Alcani

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku 25-vjeçari nga Divjaka u shiti makinën 'Volkswagen', personave të ndryshëm nëpërmjet mashtrimit dhe fakteve të rreme.

2 Korrik 2022, 13:14 Nga k.m.
Fier, u shiti disa personave të njëjtin automjet, arrestohet Amarildo
Foto ilustruese

FIER- Një i ri, i identifikuar si Amarildo Alcani ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash pasi u ka shitur personave të ndryshëm të njëjtin automjet. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku 25-vjeçari nga Divjaka u shiti makinën 'Volkswagen', personave të ndryshëm nëpërmjet mashtrimit dhe fakteve të rreme. Nga ky aktivitetet ilegal ai ka përfituar 4.5 milionë Lekë të reja, por duket se është zbuluar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Një 25-vjeçar akuzohet për mashtrim, pasi ka shitur makinën e tij disa herë, te persona të ndryshëm. Nga shitja e disa-fishtë e mjetit tip “Volkswagen”, shtetasi me iniciale A.A. dyshohet se ka përfituar 4.500.000 lekë. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë. Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volkswagen

amarildo alcani tirane

Sondazh

Poll