Aktualitet

Të gjithë drejt bregdetit! Trafik i rënduar në Vlorë, më shumë se 2 orë për të shkuar në Orikum

Mesa duket pushimet e verës kanë nisur dhe të gjithë u janë drejtuar bregdetit, duke shkaktuar trafik në Vlorë të tejmbushet nga automjetet.

2 Korrik 2022, 12:27 Nga k.m.
Të gjithë drejt bregdetit! Trafik i rënduar në Vlorë,
Pamje nga trafiku

VLORË- Fundjava e parë e korrikut ka nisur me fluks në jug të vendit. Mesa duket pushimet e verës kanë nisur dhe të gjithë u janë drejtuar bregdetit, duke shkaktuar trafik në Vlorë të tejmbushet nga automjetet.

Aksi më problematik mbetet rruga Transballkanike që ka përqëndrimin më të lartë të automjeteve por edhe shëtitorja “Lungomare” dhe aksi nga Uji Ftohtë deri në Orikum.

Radhët e gjata me mjete kanë bërë që nga hyrja e Vlorës deri në Orikum të duhen më tepër se dy orë për ta përshkruar, ndërsa Bypassi i Vlorës është jashtë funksionit.

 

vlore trafik ne vlore

Sondazh

Poll