Aktualitet

Shpërndante heroinë në Tiranë, policia “kap mat” 34-vjeçarin, 'biznesin' e kishte tek Rruga e Kavajës

Sipas policisë, pasi siguronte lëndën narkotike, ai e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës.

2 Korrik 2022, 11:18 Nga k.m.
Shpërndante heroinë në Tiranë, policia “kap mat”
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.G., pasi shpërndante drogëra të forta. Në pranga është vënë 34-vjeçari nga Tirana, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Sipas policisë, pasi siguronte lëndën narkotike, ai e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla, nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Vihet në pranga 34-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, menjëherë organizuan punën për kapjen e tij.

Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin F. G., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. G. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e shtetit

Sondazh

Poll