Aktualitet

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

58-vjeçari me inicialet V.SH ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe arrestimi i tij u bë në flagrancë nga blutë e Vlorës ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë.

2 Korrik 2022, 10:41 Nga e.k
Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
Foto Ilustruese

VLORË- Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për dhunë në familje.

58-vjeçari me inicialet V.SH ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe arrestimi i tij u bë në flagrancë nga blutë e Vlorës ndërkohë që materialet procedurale i kaluan prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Finiq, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”, njofton Policia.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll