Aktualitet

Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, arrestohet një tjetër numërues

37-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kafalsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill në KZAZ nr.50 në Elbasan.

2 Korrik 2022, 12:00 Nga k.m.
Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, arrestohet një
Foto ilustruese

ELBASAN- Oltion Bajrami është arrestuar ditën e sotme nga Policia. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet se kafalsifikuar rezultatin e zgjedhjeve në 25 prill në KZAZ nr.50 në Elbasan. Në lidhje me këtë akuzë, gjatë ditës së sotme u mbajt seanca ndaj 6 numëruesve të tjerë të ndaluar, ndaj të cilëve u mor vetëm masa e detyrimit të paraqitjes.

Ndërkohë vazhdon të mbetet në kërkim, numëruesi Eduart Zito.

Njoftimi i Plotë:

DVP Elbasan

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

Oltion Bajrami, 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

6 të arrestuarit përfunduan në pranga 3 ditë më parë për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë, duke i hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli për t’ja kaluar ato Lefter Gështenjës. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

oltion bajrami elbasan

Sondazh

Poll