Aktualitet

Harta e re gjyqësore, avokatët në Tiranë thyejnë bojkotin e masave të sigurisë

Po ashtu, avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë pa afat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

2 Korrik 2022, 11:32 Nga k.m.

Harta e re gjyqësore, avokatët në Tiranë thyejnë

TIRANË- Avokatët kanë thyer sërish bojkotin sot të nisur që më 13 qershor kundër hartës së re të gjyqësorit. Por kjo nuk është hera e parë që bojkoti thyhet, siç edhe ndodhi disa ditë më parë. Por lidhur me këtë bojkot ka pasur një reagim edhe nga qeveria. Vetë kryeministri Edi Rama tha se harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar duke thënë se bojkoti është i pavlerë.

Po ashtu, avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë pa afat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në bojkot përfshihen dhe masat e sigurisë, të cilat kanë nisur nga data 28 qershor deri më 1 korrik. Bojkoti përfshin dhe përfaqësimet dhe mbrojtjet ligjore në hetime paraprake (përfundim hetimesh, njoftim akuze, pyetje të pandehurit etj.) pranë Prokurorive të Rretheve Gjyqësore në jurdiksion të Dhomës së Avokatisë Lezhë. Prej tij, do të pёrjashtohen vetëm proceset me objekt “Sigurim Padie”.

Dhoma e Avokatisë ka nisur bojkotin e seancave gjyqësore për të gjitha shkallët e gjyqësorit. Shkak është bërë Harta e re gjyqësore. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

harta e re e gjyqesorit

Sondazh

Poll