Aktualitet

Grabiti vilën e Marco Verratit, shqiptari hedh poshtë akuzat: S'kam lidhje...

Një shtetas shqiptar dhe një spanjol janë të arrestuar si autorë të dyshuar të krimit të vjedhjes me forcë në shtëpinë e Verrattit. Ndërkohë shqiptari i ndaluar në deklaratën e tij ka specifikuar se ai ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, pra një ditë pas grabitjes.

2 Korrik 2022, 10:49 Nga d.a.
Grabiti vilën e Marco Verratit, shqiptari hedh poshtë akuzat:
Autoret e vjedhjes

SPANJË- Dy të dyshuarit kryesorë për grabitjen e futbollistit Marco Verratti kanë kaluar tashmë natën e parë në burg ku prokuroria ka urdhëruar këtë të premte dy urdhra të veçanta burgu provizor, të komunikuara dhe pa garanci për dy të hetuarit.

Sipas mediave të huaja, një shtetas shqiptar dhe një spanjol janë të arrestuar si autorë të dyshuar të krimit të vjedhjes me forcë në shtëpinë e Verrattit. Ndërkohë shqiptari i ndaluar në deklaratën e tij ka specifikuar se ai ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, pra një ditë pas grabitjes.

Këta dy persona u arrestuan nga një operacioni të Policisë Kombëtare (UDEV) pasi zbritën në Denia nga një traget nga Ibiza. Në këqyrjen e automjetit të tij, agjentët gjetën disa "fole" në të cilat kishin fshehur bizhuteritë, orët dhe paratë e vjedhura nga qyteti Sant Josep ku po qëndronte ylli i Paris Saint Germain gjatë pushimeve të tij në Ibiza.

Këta individë do të ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në njëzet sulme në shtëpi. Njësia qendrore e UDEV-së ndoqi gjurmët e tyre dhe ata u kapën pasi u larguan nga ishulli. Disa orë më parë, Policia Kombëtare kishte arrestuar katër anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës kriminale në Malaga, tre burra me origjinë shqiptare dhe një grua me kombësi rumune. Këta katër të hetuar janë liruar përkohësisht pasi kanë shkuar në gjykatë në Malaga.

Gjatë ndërhyrjes në Denia, agjentët gjetën stoli dhe ora të cilësisë së lartë që ishin pjesë e mallit me vlerë rreth 3 milionë euro në qytetin Cala Jondal ku ndodhej italiani dhe familja e tij. Burime të hetimit bënë me dije se bëhej fjalë për një goditje të kryer “në mënyrë të pastër”, pasi nuk kanë dhunuar dhe thyer asnjë derë. Kriminelët hynë në katin e dytë nga një tarracë dhe plaçkitën dhomat e sipërme ndërsa Verrati dhe shokët e tij ndodheshin në kopsht.

marco verratti arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll