Aktualitet

Këlcyrë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arresohet 35-vjeçari nga Kosova

Arrestimi i tij u bë në në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër ku dhe policia ka konstatuar se në makinën tip “Wolsagen” kishte emigrantë të paligjshëm.

2 Korrik 2022, 11:41 Nga e.k
Këlcyrë/ Transportonte emigrantë të paligjshëm,
Momenti i shoqërimit në Komisariat

KËLCYRË- Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Arrestimi i tij u bë në në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër ku dhe policia ka konstatuar se në makinën tip “Wolsagen” kishte emigrantë të paligjshëm.

Policia sekuestroi automjetin, një telefon si dhe një shumë parash në cilësinë e provës materiale ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në operacionin policor të koduar “Road Guard 29” u bë kapja e të riut në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër, duke transportuar me automjetin “Volksëagen”  emigrantët nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

U sekuestruan automjeti, një aparat cellular dhe një shumë parash në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

gjirokaster policia e gjirokastres kelcyre

Sondazh

Poll