Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën, arrestohet autori në Skrapar

Konflikti ka ndodhur në fshatin Leshnjë, Skrapar, Avdyl Hoxha po konfliktohej me një bashkëfshatar të identifikuar me inicialet Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit.

2 Korrik 2022, 10:50 Nga k.m.
Tentoi të vriste bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën,
Foto ilustruese

SKRAPAR- Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme nga efektivët e policisë Skrapar pas degradimit të një konflikti për motive pronësie. Konflikti ka ndodhur në fshatin Leshnjë, Skrapar, Avdyl Hoxha po konfliktohej me një bashkëfshatar të identifikuar me inicialet Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit. Pas kësaj policia arrestoi Hoxhën ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive pronësie. Qëlloi me armë zjarri në drejtim të bashkëfshatarit të tij, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

avdyl hoxha skrapar

Sondazh

Poll