Aktualitet

Kurbin/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari, kishte 8 ditë i larguar nga banesa

2 Shkurt 2019, 17:44 Nga DOSJA
Kurbin/ Gjendet i pajetë 63-vjeçari, kishte 8 ditë i larguar

KURBIN- Një 63-vjeçar është gjetur i pajetë në një parcel në fshatin Adriatik në Kurbin. Policia e Shtetit bën me dije se D.Sh., 63  vjeç kishte që në datën 25 janar që ishte zhdukur nga banesa, ndërkohë që mjekohej për sëmundjen e sklerozës.

Njoftimi i plotë:

Kurbin
Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 15:57, në fshatin Adriatik në Kurbin, në një parcelë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.Sh., 63 vjeç, banues në Mamurras, i cili ka qenë larguar nga banesa që nga data 25 janar 2019. Ai merrte mjekim për shkak se vuante nga sëmundja e sklerozës. 

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes. 

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i pajete kurbin policia e shtetit gjendet i pajete kurbin policia e shtetit

Sondazh

Poll