Aktualitet

Gjuetarët ngrenë alarmin: Fauna në rrezik për shkak të mosmenaxhimit nga AKZM-ja

2 Shkurt 2019, 12:22 Nga DOSJA
Gjuetarët ngrenë alarmin: Fauna në rrezik për shkak të

Gjuetarët kanë ngritur alarmin për rrezikun që i kanoset faunës për shkak të mungesës së menaxhimit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. 

Anëtari i shoqatave në mbrojtje të gjuetisë, Armando Doda ka deklaruar se kjo erdhi si pasojë e shtyrjes totale të organizmit të gjuetisë. 

Kjo erdhi si pasoje,por dhe si projekt: Erdhi si pasoje e nje shthurje totale te organizimit te gjuetise. Nje ligj i keq i pazbatueshem i miratuar ne 2010 bashke me institucione ligjzbatuese te korruptuara e te paorganizuara,coi ne degradim te vazhdueshem te gjuetise. Tashme gjuehej kudo,nga kushdo qe kishte nje arme e mbi te gjitha lulezonte gjuetia turistike.Me sakte nuk gjuhej,por lulezonte brakonazhi.
Si projekt,premtimi per te bere nje ligj te mire,inventar te kafsheve,institucione dhe organizma.Per kete u kerkuan dhe u miratuan 2 vjet moratorium,i vetmi ne historine e Evropes. Ne fakt nuk u be as edhe nje gje nga ato qe u premtua.Gjuetia u ndal e lulezoi brakonazhi,te ligjshmit u bene te paligjeshem.”, u shpreh ai në një postim në Facebook.

Doda ka theksuar më tej se institucionet e menaxhimit të mjedisit janë të mbushura me të paaftë. 

“Madje jemi ne nje situate ku institucionet e menaxhimit te mjedisit jane te mbushura me te paafte,ku dhe skandalet si ai Elbasanit me drejtorin e Adzm ,ndjese paste,i cili gjuante lepur naten apo Azkm pergatit materiale si ai i Shkodres, ku dhia e eger emertohej dre ,apo fotot e Kanadase shiten si specie e trojeve shqiptare.Per te mos folur per propaganden e vazhduar qesharake dhe kaq te rrezikshme te vete faqes se ministrise.”, deklaron ai. 

 Sipas tij është se gjuetarët me eksperiencë janë larguar padrejtësisht nga ky aktivitet. 

Gjuetare te vjeter me eksperience te pakrahasueshme u larguan padrejtesisht nga ky aktivitet,duke i hapur rruge nje kategorie vulgare,dashakeqe e bashkpunuese me individe e institucione te korruptuara.
Nuk edukoi asnje,thjesht solli nje forme qe as vendet komuniste nuk e aplikojne,denimin kolektiv,ne vend te krijimit te modelit te zbatimit te ligjit dhe mbeshtjes te vazhduar ndaj tij.Te kerkosh te jesh i ligjshem sot nuk shihet me si vlere,por si percmim.
Qasja nuk ndryshoi,moratoriumi mbeshteti dhe zhvilloi formen e prapambetur te te gjuajturit,brakonazhin.”, thotë Doda. 

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet armando doda arzm-ja gjueti e paligjshme moratoriumi i gjuetise armando doda arzm-ja gjueti e paligjshme moratoriumi i gjuetise

Sondazh

Poll