Aktualitet

Shisnin kokainë të pastër, dënohen me 6.6 vite burg 3 shqiptarët në Angli/ EMRAT

2 Shkurt 2019, 15:52 Nga DOSJA
Shisnin kokainë të pastër, dënohen me 6.6 vite burg 3

ANGLI– Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, e llojit kokainë. Shqiptarët e arrestuar janë: Florenc Kola, Shpati Hakili dhe Nasied Mitro, të cilët janë dënuar me 6.6 vite burg.

Sipas raportimit të medieve angleze, tre shqiptarët u kapën në muajin gusht me kokainë të pastër dhe ua shisnin personave që paguanin shuma të majme për mallin që merrnin.

Ndërkohë, të arrestuarve iu sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash , si dhe disa telefona celularë. Mësohet se dy prej të dënuarve rezultonin pa dokumente qëndrimi në shtetin anglez dhe pas kryerjes së dënimit, ata do të dëbohen drejt Shqipërisë, pasi konsiderohen persona të padëshirueshëm për komunitetin atje.

( a.m/dosja.al )

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet angli florenc kola kokaine e paster nasied mitro shpati hakili shqiptare te denuar angli florenc kola kokaine e paster nasied mitro shpati hakili shqiptare te denuar

Sondazh

Poll