Aktualitet

Sekuestrohet pasuria e ‘patronit’ të Shkodrës, tokë në plazh, makina e apartamente (Emri+Detaje)

2 Shkurt 2019, 13:16 Nga DOSJA
Sekuestrohet pasuria e ‘patronit’ të Shkodrës, tokë

SHKODËR- Prokuroria ka sekuestruar pasurinë e biznesmenit 44-vjeçar Bardhok Pllanaj, i konsideruar si “patroni” i Shkodrës. Burime për dosja.al bëjnë me dije se Pllanajt i është sekuestruar toka buzë plazhit, disa makina si edhe apartamente.

Pasuria e sekuestruar është; truall 922 m2 në Dobraç, tokë arë 620 m2 në Guci e Re, truall 8675 m2 në Pulaj-Plazh, por edhe tre makina, Toyota Hilux, Volksvagen Golf dhe BMË.

Kush është Bardhok Pllanaj?

4 vitë më parë Pllanaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Bardhok Pllanaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Pllanaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

Njoftimi i prokurorisë Shkodër:

Prokuroria Shkodër, ka regjistruar aktet e dy procedimeve penale të vitit 2018 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet 248, 199/a/3 dhe 287 të Kodit Penal, pas dërgimit të materialeve referuese nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Bazuar nga hetimet, Prokuroria e Shkodrës, kërkoi përpara gjykatës sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme e të luajtshme, me qëllim që disponimi i tyre të mos zgjatë pasojat e veprave penale të cituara më sipër apo t’i rëndojë ato, si edhe të shmangë çdo transaksion, tjetërsim apo veprim tjetër administrativ mbi të, çka do të shkaktonte kryerjen e veprave penale të tjera.

Andaj, në bazë të nenit 274 të K. Pr. Penale u vendos caktimi i masës së sigurimit pasuror e sekuestros preventive për pasuritë e mëposhtme;

1)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 20 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3704

2)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 46,8 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930

3)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930

4)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 24,3 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930

5)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 943,7 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3930

6)            Pasuria ndodhur në Dobraç, bodrum 1255,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200, fituar sipas lejes së legalizimit nr. 92580, datë 21.01.2015.

7)            Pasuria ndodhur në Dobraç, njësi 548,65 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

8)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 103 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

9)            Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

10)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

11)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 80 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

12)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 83 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

13)          Pasuria ndodhur në Dobraç, apartament 317,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3200

14)          Pasuria ndodhur në Dobraç, Njësi 198,5 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator dhe pronar i vetëm i shoqërisë Old-B shpk  sipas ref.3204

15)          Pasuria ndodhur në Dobraç, truall 922 m2 në pronësi të Bardhok Planaj si administrator sipas ref.3213 (kontratë këmbimi nr. 499/259, datë 12.02.2015 (mbi këtë truall pozicionohet objekti i legalizuar sipas ref.3200)

16)          Pasuria ndodhur në Guci e Re, tokë arë 620 m2 në pronësi të Bardhok Planaj.

17)          Pasuria ndodhur në Pulaj-Plazh, truall 8675 m2 në pronësi të Bardhok Planaj sipas ref.2087

1)            Automjet Toyota Hilux në pronësi të shtetasit Bardhok Planaj

2)            Automjet Volksvagen Golf.

3)            Automjet BMW.

F.g/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet bardhok pllanaj pastrim parash patroni i shkodres sekuestrim pasurie shperdorim detyre bardhok pllanaj pastrim parash patroni i shkodres sekuestrim pasurie shperdorim detyre

Sondazh

Poll