Aktualitet

Arrestohen 4 shqiptarë, të fshehur mes paletave prej druri po kalonin kufirin drejt Irlandës

2 Shkurt 2019, 14:54 Nga DOSJA
Arrestohen 4 shqiptarë, të fshehur mes paletave prej druri po kalonin

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar nga gardianët spanjollë teksa përpiqeshin të shkonin drejt Irlandës në mënyrë ilegale. “Mirror” shkruan se sipas zyrtarëve të Gardës Civile Spanjolle emigrantët ilegalë ishin fshehur midis paletave prej druri brenda një kamioni në traget.

E njëjta medie ndërkombëtare raporton se oficerët e Gardës Civile teksa kontrollonin kamionin, si fillim gjetën dy prej shqiptarëve dhe më pas dy të tjerët dolën vetë nga vendi ku ishin fshehur.

Ende nuk janë identifikuar shqiptarët, por kohët e fundit mediet e huaja raportojnë se janë shtuar rastet kur emigrantët ilegalë kanë tentuar të kalojnë kufirin me traget në portin Santander.

f.m/dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll